TIRANË, 06 mars 2013Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me vendimin e Kushtetueses për mbajtjen e Referendumit për mbetjet. 

Gjatë konferencës për 'Mbrojtjen e Mjedisit', Mediu u shpreh se ai nuk është kundër zhvillimit të Referendumit, përkundrazi ai ka kërkuar që ti adresohet dikasterit të tij cdo shqetësim në lidhje me ambientin. Ndërkohë, ministri tha se është frenuar importi i shumtë i mbetjeve. 

Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile mbajtjes së një referendumi kundër importit të mbetjeve, pas kërkesës së paraqitur nga një grup ambientalistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.

Teksti së bashku me argumentat pritet të bëhet publik javën e ardhshme.

Vendimi u përshëndet edhe nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve.