TIRANE, 05 mars 2013– Kreu i Aleancës Kuq e Zi ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po privatizon 4 HEC-et për të mbyllur vrimat e zeza të buxhetit dhe për të financuar fushatën e tij antikombëtare.

Këto deklarata kreu i AK-së i ka bërë gjatë një takim me drejtuesit e njësive vendore në Tiranë. Në këtë takim u prezantua edhe kandidati i Aleancës Kuq e Zi për Tiranën, Rezar Balla, i cili mbante postin e sekretarit të marrëdhënieve me publikun. 

Sipas Spahiut, “Berisha ka konsumuar çdo krim të mundshëm ekonomik. Po fsheh krimin ekonomik prapa parlamentarëve dhe po baltos edhe deputetët e tij”.