TIRANË, 05 mars 2013- Pr/ligji për armët ka ngjallur sërish debate sot në Komsionin e Sigurisë, mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës lidhur me Projektligjin e Armëve. Në fund të diskutimeve ky pr/ligj, u miratua vetëm me votat e deputetëve demokrat pasi opozita është shprehur kundër. 

Deputetët e opozitës kanë theksuar se ky ligj favorizon tregëtarët e armëve ndërsa nxit dhe prodhon dhunë, duke shprehur dhe votën kundra miratimit të tij. 

Leonard Demi, Deputet i Partisë Demokratike, ka theksuar se ligji do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve dhe nuk përdoret për fushatë. Deputeti socialist Ilir Gjoni u shpreh se fakti që projektligji vjen para fushatës, ‘bie erë’. 

Më parë ky projektligj është diskutuar dhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe Komisionin e Integrimit, të cilat miratuan me votat e maxhorancës projektligjin "Për armët". 

Neni që parashikon pajisjen me armë të politikanëve vazhdon të jetë ngërçi i draftit, për të pasur një ligj konsensual. Opozita e kundërshtoi sërish këtë nen, pasi sipas saj është e panevojshme mbajtja e armëve nga deputetët apo ministrat.