SOFJE , 5 mars 2013 – Vogëlushja 10-vjeçare Lara, e bija e Mbretit të Kokainës në Bullgari, Evelin Banev “Brendo”, u rrëmbye më 5 mars 2013 në mëngjes para shtëpisë së familjes në lagjen Bojana të Sofjes, njoftoi Radio Kombëtare e Bullgarisë BNR.

Sipas dëshmitarëve, rrëmbyesit ishin 3 burra.

Ata fillimisht qëlluan truprojën e Larës, i cili duhej ta shoqëronte me veturë deri në shkollë, pas kësaj rrëmbyen vajzën me xhip BMW X5.

Truproja është në spital në rrezik për jetën.

Policia ka bllokuar rrugët e daljes nga Sofja për shkak të incidentit.

Më 15 shkurt, Ivelin Banev, i njohur me nofkën Brendo ose Mbreti i Kokainës, u dënua në Sofje me 7 vjet e gjysmë burg për pastrim parash.

Parashikohet të gjykohet edhe në Itali për trafikun e drogës.

Bukureshti gjithashtu kërkoi ekstradimin e tij për trafikim të narkotikëve.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah/