BRUKSEL, 5 mars 2013 – Gjatë bisedimeve të mbajtura në Bruksel Beogradi dhe Prishtina nuk arritën dot të nënshkruajë marrëveshje lidhur me fatin e komunave serbe në Kosovë, deklaroi Kryeministri serb Ivica Daçiç pas përfundimit të takimit trepalësh me homologun e tij kosovar Hashim Thaçin dhe Përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së, Catherine Ashton.

Ivica Daçiç theksoi se Serbia synon vërtetë të aderojë në BE, por për hir të këtij qëllimi ajo nuk ka ndërmend të heqë dorë kurrsesi nga mbrojtja e interesave kombëtare.

Progresi në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës është një nga kushtet kryesore për pranimin e Serbisë në BE.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah/