TIRANE, 05 mars 2013- Pas fjalës së kryeministrit Berisha në konferencën “Industria e detit e perspektivat e saj”, vjen edhe reagimi i kreut të PS-së, Edi Rama.
Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social "Twitter" kryesocialisti shprehet se kryeministri lundron në prograrimn e PS për detin.
“Deri dje detin e dinte veç pishinë për të mësuar not, pas konferencës sonë të programit ka kuptuar që deti është burim zhvillimi ekonomik”, shprehet Rama.
Sipas tij, “PS është e para forcë politike në vite që ka një program për detin, si burim zhvillimi ekonomik! Qeveria veç noton në programin tonë duke ikur…”, shton kreu i PS.