TIRANE, 04 mars 2013- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli ka reaguar sot, pas alarmit lidhur me përmbajtjen mbi normat e lejuara të BE-së së Aflatoksinës në disa lloje qumështi të prodhuara në vend dhe atyre të importit, duke garantuar konsumatorët se “ asnjë rrezik nuk i vjen popullatës nga konsumi i qumështit vendas”.
Çështja e aflatoksinës është një luftë e pandershme konkurrence nga vendeve të rajonit, tha Ruli, duke konfirmuar se “MBUMK do të mbrojë prodhimet tona, punën e mbi 20 mijë fermerëve shqiptarë“. Të njëjtin mendim ka ndarë për median dhe ministri i Jashtëm, Edmond Panari, i pranishëm bashkë me ministrin Ruli në ceremoninë e 85-vjetorit të krijimit të Institutit të Kërkimeve Veterinare Shqiptar (IKV), që u zhvillua në ambientet e MBUMK-së.
Ministri Panariti deklaroi se “paniku për Aflatoksinën në disa lloje qumështi vendas ishte i pabazë. Qumështi vendas është i sigurt dhe konsumatori nuk duhet ti referohet produkteve të pasigurta”, tha ai, duke shtuar se javën që vjen do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me Republikën e Kosovës për tregti të lirë mes dy vendeve, ashtu sikundër ishte marrëveshja për tregtimin e qumështit, me qëllim nxitjen e tregtisë mes Shqipërië dhe Kosovës”.