ANGLI, 04 mars 2013– Mbretëresha e Britanisë së Madhe është shtruar në spital, për t’u kuruar nga simptomat e gastroenteritit.
Monarkja 86 vjeçare u dërgua në spitalin King Edëard 7 në Londër.
Të gjitha angazhimet e kësaj javë, përfshi edhe udhëtimin e saj në Romë, do të shtyhen ose anulohen fare.
Kryeministri britanik David Kameron i ka uruar mbretëreshës urim sa më të shpejtë.
Sipas zëdhënësit të familjes mbretërore, mbreteresha nuk do të presë vizita për të qëndruar e qetë në spital.
Mbretëresha u dërgua me makinë private në spital gjatë së dielës, gjithsesi burime nga pallati mbretëror thonë se ajo është në gjendje të mirë.
Mbretëresha pritet të qëndrojë në spital për kurim për rreth 2 ditë.
Herën e fundit që Mbretëresha është shtruar në spital ka qenë 10 vite më parë, për shkak të një operacioni të lehtë në gju.
Gastroenteriti shkakton inflamacion të mukozës së stomakut dhe të zorrëve.
Infeksioni mund të transmetohet përmes kontaktit me një person të infektuar, apo nga ushqimi apo uji i infektuar.
Simptomat mund të përfshijnë të vjella, temperaturë dhe dhimbje stomaku.