TIRANE, 04 mars 2013- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se kryeministri Sali Berisha po ikën por po ikën me turp. “Po ikën si hajdut. Ne nuk jemi kundër privatizimeve por këto prona publike që sot kalojnë nga shteti tek kompania private po falen me çmime nën vlerën reale. Nuk ka qeveri në botë që tre muaj para zgjedhjeve të shesë pronat publike. Vetëm qeveria në ikje e Sali Berishës mund ti bëjë këto”, u shpreh Balla.

Sipas tij, e tillë është edhe llotaria kombëtare e cila në kushtet e vendit nuk mund të shitet. “Kompania që po e blen është një kompani ku licenca atje në Austri është monopol shtetëror ndërsa këtu Sali Berisha i shet”, u shpreh Balla.

Më tutje, Balla krahasoi çmimin e shitjes së të drejtës së lotarisë kombëtare në disa vende edhe më të vogla se Shqipëria siç është rasti i Maltës që e shet 100 herë më shtrenjtë licencën. “Qeveria po e shet gjithçka me çmim simbolik prej 3.5 milion euro”, u shpreh Balla.