TIRANE, 04 mars 2013–  Privatizimi i katër HEC-eve shkaktoi debate në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e sotme. Pas replikave mes deputetëve të PS dhe ministrit të Ekonomisë, Kryeministri Berisha akuzoi socialistët se nuk i intereson qytetari por karrigia e kryetarit.

“Ju ka mbetur mendja te karrigia e kryetarit, do ta këndoni atë këngë dhe 15 vjet të tjera ju garantoj, po më mirë të angazhoheni për problemet e qytetarit se karrigen e kryetarit. Zgjidhini vetë.  E them sepse në të katër anët e Shqipërisë punohet dhe punësohen njerëz.  Nga lista po ju heq Edi Rama, jo unë. Imagjino kur e nisi me Kukësin kurbanin juve të tjerët nuk ju ka asgjë. Merruni me muzeun e Enver Hoxhës, ne do merremi me veprat që janë në të mirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

Referuar akuzave për privatizimin e CEZ, kryeministri tha se ai ka qenë transparent, por kompania gjigande dështoi në Shqipëri.  Në seancën e radhës do të votohet dhe dhënia e licencës së llotarisë kombëtare tek një kompani austriake me vlerën e 5 milion dollarëve, si dhe kërkesa për referendum.

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha garantoi qytetarët se të ardhurat e përfituara nga privatizimi i 4 HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit do të përkthehet në investime direkte për qytetarët.

“Përveçse ne i përmbahemi parimit tonë, ne i privatizojmë sepse në energji mund të blejmë por rrugët tuaja të shtruara nuk i shtrojmë dot, duhet të shtrojmë vetë, rrufgët e asfaltuara nuk na i sjell njeri. Ne i privatizojmë pasi ne nuk gjejmë dot në tregje ndërkombëtare shkolla, na duhet para për të ndërtuar shkolla, ne nuk importojmë spitale të reja. Nëse privatizojmë e bëjmë që paratë e tyre ti shndërrojmë në një të mirë shumë më të madhe për shqiptarët. Ndërkohë, dua të informoj shqiptarët se është politika e vendor e kësaj qeveria dhe asaj nga viti 2005 e këtej ja doli në mënyrën më të suksesshme të hapë siparin e ndërtimeve më të mëdha hidro-energjitike të vendit. Për 30 vjet me radhë ujërat e Shqipërisë u derdhën në detra dhe liqene si të pavlerë. Është viti 2007 viti që shënon kthesën e madhe vendimtare në drejtim të potencialit ujor. 330 HEC në mbarë vendin janë firmosuar nga 2007 gjer më sot. Nga ky vit janë ndërtuar 70 HEC të reja. Nga 2007 gjer më sot janë firmosur, 3 miliardë euro në fushën energjetike” tha Berisha.

“Pse nuk bëheni pjesë e këtyre zhvillimeve po iu ka mbetur mendja tek karrigia e Kryetarit do e këndoni atë këngë dhe e 15 vjet të tjera. Por më mirë të angazhoheni për problemet e qytetarit se karrigen e kryetarit. Kryetari po ju heq nga listat. Ku e nisi me Kukësin kurbanin juve të tjerëve nuk ju ka asgjë”, iu adresua Berisha deputetëve të PS. Ai tha se PS ka alergji nga tregu.