TIRANE, 03 mars 2013- Është mbledhur në Tiranë Forumi Kombëtar i Gruas Socialiste.
Olta Xhaçka, kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, u shpreh e kënaqur për fuqizimin e kësaj organizate në çdo cep të Shqipërisë duke ofruar një mbështetje të pakursyer për PS-në.
Angazhimin në politikë të grave, Olta Xhaçka e quajti “jo detyrë partiake, por obligimin përballë një mori problemesh me të cilat ndeshen gratë shqiptare sot”.
Kryesia zgjodhi si nënkryetare të këtij Forumi Keti Bazhdarin për zonën e veriut, ndërsa për jugun zonjën Majlinda Bufli.