TIRANË, 03 mars 2013 – Kreu i PS-së Edi Rama gjatë një konferencë online ( në rrjetin social Twitter dhe Facebook”) siguroi se pavarësisht prurjeve të reja në parti, deputetët socialist aktual nuk do të ndryshojnë.
“Celibashi do jetë në skuadren e qarkut te Fierit. Deputetet aktuale jane ne detyre e sic kam thene skuadra jone kombetare ka nevoje per disa plotesime cilesore qe po i bejme” u shpreh Rama.
Mandati i parë qeverisës
Pyetjes se a do mjaftonte një mandat si kryeministër për të rimëkëmbur vendin, me anë të “Rilindjes Kombëtare”, numri 1 i socialistëve tha se mandati i parë do shërbejë për tu kthyer besimin shqiptarëve. “Mandati i parë do të sjellë rilindjen dhe do te rikthejë besimin se Shqipëria që duam nuk është utopi. Si kryeminister do të ndërtoj një rruge komunikimi të panjohur me parë për publikun ne gjithe keto vite”, theksoi Rama.
I pyetur nga një qytetar nëse me ardhjen në pushtet të socialistëve institucionet e pavarura duhet të kenë frikë apo siguri, Rama tha se: “Rotacioni do të sjelle frikën nga ligji jo frikën nga qeveria”.
Koaliconet
“Partia Sociliste do të bëjë koalicon me cdo forcë politike në vend, që dëshiron rotacionin”. Kjo ishte përgjigjia që kreu i PS-së Edi Rama i dha pyetjes së një qytetari, i cili kërkonte arsyet pse Partia Sociliste do të pranonte të bënte aleancë me LSI për zgjedhjet e qershorit.
“Koalicion me cdo forcë që dëshiron të bashkohet me ne për rotacionin. Asnjë votë për rotacionin s'duhet të shkojë dëm”, tha Rama, teksa shtoi se nuk sheh asnjë mundësi bashkëpunimi mes PBDNJ dhe PD. “Do të ishte një hipokrizi e radhës në politikën e partizave që s’besoj se PBDNJ si parti serioze do të ishte e aftë ta bënte!", shtoi Rama.
Rama u pyet edhe për arsyet pse kreui i FRD-së nuk i përgjigjet ftesës së së PS-së për koalicion në zgjedhjet parlamentare të qershorit. “Sepse Bamir Topi kërkon shpëtimin e PD-së duke filluar nga ndëshkimi i Saliut dhe ka strategji për të djathtën jo për Shqipërine!”, sqaroi Rama.
Kodi Zgjedhor
Kreu i PS-së teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e qershorit vlerëson se Kodi Zgjedhor aktual është i duhuri për një nivel përfaqësimi që PS kërkon.
“Ky është një debat që vazhdon, por unë kam bindjen time se ky kod është i duhuri për cilësinë e përfaqësimit që duam”, theksoi Rama.
Deklarata e Fyles për Referendumin ndaj 3 ligjeve
Rama ka komentuar edhe deklaratën e komisionerit për zgjerim Stefan Fyle, i cili një ditë më parë reagoi për nismën e qeverisë shqiptare për të mbajtur një referendum për miratimin e dy ligjeve dhe rregulloren e parlamentit, të quajtura ndryshe si tre ligjet e integrimit. Qëndrimin e Fyles që referendumi për 3 ligjet është në kundërshtim me frymën e përfshirjes, Rama e vlerësoi si shprehje të së vërtetës se është qeveria aktuale që ka bllokuar rrugën e Shqipërisë për BE.
“Si shprehjen e radhës të së vërtetës se ky pushtet e ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE me një sistem antivlerash”, komentoi Rama.
Rrogat e deputetëve
Rrogat e ligjvënësve shqiptar ishte një tjetër pyetje që iu drejtua kreut të PS-së, i cili tha se me ardhjen e socialistëve në pushtet shpenzimet e politikës do të ulen drastikisht.
“Do ulim drastikisht kostot e politikeë, kaq mund t'ju them me siguri këtu! Dhe shpenzimet e politikanëve do jenë online”, tha Rama.
Pronat
Rama premtoi se me ardhjen e socialistëve në pushtet do tu jepet certifikata e pronësisë. “Do të japim certifkatën e pronës për të gjithe ata që kanë 20 vjet që e kanë dhe punojnë tokën po s'kanë titullin e pronësisë”, tha Rama.
Shëndetësia
Duke iu referuar sistemit të shëndetësisë në vend, kryesocialisti Rama tha se socilistët do të blejnë shërbimin shëndetësor me qëllim ofrimin e tij sipas nevojës.
“Shteti do blejë shërbimin shëndetësor e do e ofrojë për të pasur a të varfër të punësuar a të papunë, në qytet a në fshat. Kujdes shëndetësor sipas nevojës, jo sipas mundësisë për të paguar me xhepin e vet. Qendrat shëndetsore do të pajisen me të gjithë mjetet e nevojshme dhe do të kostojnë shërbimet e tyre. Në këto kushte, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar që do ngremë do të blejë kujdesin shëndetësor dhe do t’ia japë falas qytetarëve”, tha Rama.
Siguria ushqimore
Shqetësimit të qytetarëve për sigurinë ushqimore Rama u përgjigj se PS: “Së pari, jemi të vendosur që shqiptarët të marrin shërbime publike sa më të sigurta, por duke filluar nga siguria e shëndetit. Së dyti, gjykojmë që sa më shumë të rritet siguria e prodhimeve tona ushqimore, aq më shumë do të rritet vlera në treg".