PEKIN, 3 mars 2013 – Aktivistët në Kinë thonë se kanë shpëtuar rreth 900 qen, që po transportoheshin me një kamion.

Aktivistët thanë se policia e kishte ndalur kamionin në një autostradë në qytetin Chongqing pas marrjes së një thirrje për një automjet të dyshimtë, transmeton REL.

Aktivistët thanë se të shtunën pasdite vullnetarë nga një qendër e afërt e kafshëve dhe dashamirësit e kafshëve të tjera, që kishin parë komentet në mediat sociale kishin mbërritur te kamioni, në mënyrë që të ndihmonin qentë.

Raportet thanë se  tre persona u plagosën në përleshjet me shitësit e dyshuar të qenve.

Aktivistët thonë se kamioni ishte në rrugë për në provincën Guangdong të Kinës jugore, ku mishi i qenit shërbehet shpesh në restorante.