Pas kërkimeve disa mujore, kompania norvegjeze e kërkimit PGS konfirmon se në Jon dhe Jug të Kretës ka naftë dhe gaz.
Lajmi u publikua nga zëvendëspresidenti i firmës norvegjeze PGS, Svir Stradenes.
Sipas tij, “nën det, në jug të Kretës dhe në detin Jon ekzistojnë rezerva të mëdha hidrokarburesh”.
Nga ana e tij edhe ministri grek i energjisë, Evangelos Livieratos deklaroi se çdo gjë tregon se ka naftë dhe gaz.
“Unë jam optimist", tha Livieratos, në lidhje me hetimin e depozitave të naftës.
Ai vuri në dukje se "kompania norvegjeze i shtoi kërkimet nga programi fillestar me 46%” dhe kjo sipas tij, “do të thotë shumë".
Ministri thekson se "në vjeshtë do të ketë përfunduar analiza dhe interpretimi i të dhënave, gjë që do të kulmojë me interesin e bizneseve dhe në vitin 2014 duhet të jenë përcaktuar territoret ku do të fillojnë shpimet".
Kërkimet për hidrokarbure në Jon dhe Jug të Kretës filluan në nëntor të vitit 2012 dhe para pak ditësh u njoftua zyrtarisht përfundimi i tyre.
Kërkimet u zhvilluan në një rreze prej 12.431 kilometra, hapësirë që tejkalon planizimin fillestar, për shkak të interesimit që treguan kompani hidrokarburesh.