GJIROKASTËR, 03 mars 2013– Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo nga Gjirokastra akuzon mazhorancën se ka nisur manipulimet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. 

Milo duke iu referuar nismës së kryeministrit Berisha në lidhje me pr/ligjin për nënshtetësinë, vlerëson se kjo është mënyra më e rëndomtë për shtim artificial të elektoratit. 

Gjithashtu. Milo ka mbajtur një qëndrim edhe për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, dhe daljen në dritë të fotos të kupolës së policisë me të dyshuarin Arben Frroku, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Flamur Noka. 

Kreu i PDS-së nënvizon se kriza ekonomike është ulur këmbëkryq me shqiptarët duke theksuar se situata më 23 qershor do ndryshojë, pasi të majtët do sjellin politikën e re.