SHBA, 01 mars 2013– Një raketë në pronësi private hodhi me sukses kapsulën Dragon në orbitë sot, me destinacion Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në një mision rifurnizimi për agjencinë amerikane të hapësirës.
Nëntë minuta pas nisjes, themeluesi miliarder i prodhimit të raketës Elon Musk, njoftoi një problem me sistemin manovrues të raketës. Pasi kapsula u shkëput nga faza e dytë e lëshimit nga raketa dhe arriti orbitën e Tokës, tre nga katër pedaljet e manovrimit nuk u aktivizuan normalisht. Por inxhinierët e misionit duket se e kanë zgjidhur pjesërisht problemin dhe dy panelet solare që furnizojnë me energji kapsulën u dislokuan.
Kapsula e telekomanduar Dragon, e hartuar dhe ndërtuar nga SpaceX, një kompani private amerikane është planifikuar të rrotullohet dhe të ankorohet me stacionin orbital ndërkombëtar të shtunën paradite. Astronautët në bordin e stacionit orbital do të përdorin krahun robotic për të ankoruar Dragonin. Kapsula do të qëndrojë në stacion për tre javë. Ky është misioni i dytë furnizues nga SpaceX.