TIRANE, 01 mars 2013– Deputeti socialist Ilir Beqja, me anë të një deklarate për mediat, ka akuzuar Qeverinë se është e paaftë të kontrollojë kontrabandën e hormoneve, dhe se punësimi i personave përgjegjës bëhet me kritere partiake.

"Qeveria e pranoi se nuk e kontrollon dot kontrabandën e hormoneve, ndërkohë që asnjë ndëshkim nuk ka për personat përgjegjës, pasi punësimi i tyre bëhet vetëm me kritere partiake.

Ne jemi të vendosur ta fusim fshatin shqiptar në rrugën e zhvillimit, do të ulim koston e prodhimit dhe do të garantojmë cilësinë e inputeve bujqësore, si dhe cilësinë e të gjithë zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të prodhimeve të freskëta apo të përpunuara.

Do të ofrojmë siguri për gjithë ciklin, nga ferma deri në tavolinën e konsumatorit. Do të pesëfishojmë financimin publik për zhvillimin e bujqësisë", deklaroi Ilir Beqja.