TIRANË, 01 mars 2013– Ministria e Brendshme e Ushqimit reagon pas nivelit më të lartë se norma e lëndës së rrezikshme aflatoksinë në disa prej markave të qumështit shqiptar.

Sipas tyre nuk duhet të krijohet panik lidhur me sigurinë ushqimore në vend, ndërsa këshilojnë qytetarët të konsumojnë qumësht shqiptar pa asnjë lloj problemi. 
 

“Ju informojmë që analizat paraprake na tregojnë që niveli i aflatoksinës është pak a shumë i njejtë në të gjithë llojet e qumështit të prodhuar në të gjithë vendet e Ballkanit, përfshi këtu edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal. Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë, ne garantojmë qytetarët se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin e tyre. U bëjmë thirrje fermerëve dhe biznesmenëve në fushën e qumështit që të vazhdojnë punën e tyre”. 
 

Sipas kësaj deklarate bëhet me dije se do të publikohet edhe norma e aflatoksinës në qumështin shqiptar, pasi të dalin analizat nga laboratori i akredituar në Breshia të Italisë.