TIRANE, 01 mars 2013– Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta takohet sot me ambasadorët e Bashkimit Evropian, të akredituar në vendin tonë. 

Mësohet se takimi do të mbahet në zyrat e BE-se dhe në qendër pritet të jetë situata politike në vend, përgatitja dhe mbajtja me standarde e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe reformat integruese të vendit drejt familjes evropiane. 

Pak kohë më parë, një takim të tillë zhvilloi me ambasadorët e BE dhe kreu i PS-së, Edi Rama, pas të cilit, deklaroi se këtë radhë Shqipëria nuk do të jetë e vetme dhe vota e shqiptarëve do të jetë e monitoruar.