TIRANE, 28 shkurt 2013 – I ftuar sot në mbrëmje në emision televiziv, “Opinion”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se miratimi i tre ligjeve nuk është kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Sipas kryesocialistit Rama, ajo që është e domosdoshme për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
"Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm t'i votojmë të treja ligjet, por ne nuk mund të japim konsensusin me përdhunë. Unë kam kërkuar në çdo moment që kryeministri të ulet në tryezë dhe të hapet dialogu pa kushte, për të shkuar te miratimi i këtyre tre ligjeve. Për të miratuar ligjin për Gjykatën e Lartë, ne kemi kërkuar që kjo qeveri të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me zgjedhjet në Qarkun e Fierit ",- u shpreh Rama.