VATIKAN, 28 shkurt 2013– Papa Benedikti i XVI la Vatikanin me helikopter, ndërsa ranë këmbanat e Shën Pjetrit.
Helikopteri i tij u ngrit nga toka pak para orës 17:05 minuta në drejtim të kështjellës Gandolfo, nga ku Papa do të presë hyrjen në fuqi të dorëheqjes së tij. Papa ngriti duar për herë të fundit në drejtim të njerëzve, që e përshëndetën atë prej së largu.
Më herët Papa është takuar me kardinalët nga e gjithë bota dhe në prani të tyre ka shkatërruar Unazën e Peshkatarit, e cila simbolizon fundin e papatit të tij.
Benedikti është papa i parë që ka dhënë dorëheqje që nga viti 1415. Njoftimin për largimin nga posti, ai e ka bërë publik pak javë më parë, duke e arsyetuar me probleme shëndetësore.
Në fjalimin e gjatë dje në Vatikan, ai iu drejtuar me thirrje besimtarëve të mos humbasin besimin në Zot, duke thënë se ai nuk do t’i largohet kurrë kryqit.