TIRANE, 28 shkurt 2013– Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri reagoi ashpër ndaj situatës së kriminalitetit në vend. Gjatë një debatit të lirë në seancën parlamentare, Tahiri shtroi disa pyetje mes të cilave nëse e dinte apo jo kryeministri dhe ministri për lëvizjen e komisarit Lamaj nga komisariati numër gjashtë.
“Kush beson se Agron Kuliçi nuk mbaka në dorë hetimet pse dhënka dorëheqjen nga hetimi? Kush beson se ky person i cili ndodhet në foto dhe që dyshohet nuk është marrë në mbrojtje nga policia. Kush e beson se nuk janë dhënë para për lëvizjen e kryekomisarit nga shef komisariati nr.6. Policia është tradhtuar nga eprorët si këta në fotografi që bëhen pjesë e gostisë me çifteli”, u shpreh Tahiri.
Duke ju drejtuar ministrit Flamur Noka, Tahiri i tha “je i vetmi ministër mediokër nga koka tek këmbët në luftën me krimin. Jepni dorëheqjen, çojini këta të katër përpara drejtësisë dhe të hetohen për vrasjen e komisar Lamajt”.
Reagimi i ministrit Noka
"Tentativë për të prishur hetimet, pasi zbulohet ortaku dhe aleati i tyre, i dyshuari për vrasjen e komisarit Lamaj". Kështu ka deklaruar në Kuvend ministri i Brendshëm, Flamur Noka, pas akuzave të deputetit Sajmir Tahiri për vrasjen e Lamajt.
“Keni 24 orë që keni inspiruar një fushatë të gjerë politike për të denigruar procesin, shkatërruar procesin, e keni bërë ju për arsyet tuaja dhe qëllimet që i dini mjaft mirë. Kjo është foto normale, po të merrem më fotot tuaja, duhet të leni vendin jo kuvendin. Taulant ti je i lidhur këmbë e kokë e trafikun e drogës dhe femrave e ke emrin Fatos Gjura, jep përgjigje për atë vajzën që ke tentuar ta përdhunosh bëj analizën se mund të dalësh me sida”- tha ai.
Më pas, ai i është drejtuar Tahirit, duke i thënë të tregoje se me kë ka ngrënë darkë te dy kullat, saktësisht para 16 ditësh.
“Me kë ke ngrënë darkë, nga ora 8 e 30 deri në 2.30, ke qenë me të dyshuarin për vrasës duke ngrënë darkë te dy kullat, sqaroi qytetarët sa herë ke ngrënë e ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje, Kombinati e di shumë mirë”- tha ai,
Sa per foton, Noka ka thënë se ka urdhëruar hapjen e hetimeve për t’i shkuar deri në fund çështjes e për të zbuluar çdo lidhje të mundshme.