TIRANE, 28 shkurt 2013- Janë zhvilluar sot pranë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë homazhe për dy dëshmorët e atdheut, Besnik Hidri e Leka Qokaj. Miq të afërm por edhe krerë të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazhe për nder të dy dëshmorëve të atdheut.
Homazhe për dy dëshmorët e rënë në krye të detyrës kryen kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë, etj. Pas homazheve eshtrat e tyre du përcëcollën për në Varrezat e Dëshmorëve.
Berisha: ’97, rebelim komunist. Autorët politikë u ndëshkuan me votë
Kryeministri Sali Berisha bëri sot homazhe në Qendrën Kulturore të Ushtrisë në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, Besnik Hidri dhe Lekë Qokaj, ish-punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror(SHISH), të rënë në krye të detyrës në vitin 1997, dhe që u rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
Kreu i Ekzekutivit, pasi shkruajti mesazhin e tij në librin e kujtimeve, në një prononcim për mediat, theksoi se "shqiptarët sot po përulen me nderimin më të madh para qëndresës, trimërisë, heroizmit të dy shërbëtorëve të shquar të lirisë, oficerëve të Shërbimit Informativ Shqiptar, Besnik Hidrit dhe Lekë Qokajt, që ranë në krye të detyrës për të fituar nderin dhe pavdeksinë".
"Shqiptarët sot i përcjellin ata në varrezën e të rënëve të kombit. Me këtë akt bëhet një mbyllje morale e njërit prej skenarëve më të turpshëm në historinë e këtij kombi, rebelimit komunist të vitit 1997, i cili i kushtoi vendit jetë të shumtë njerëzish, rebelim, i cili solli në pushtet me dhunë ata që nuk e meritonin", tha Berisha.
Kryeministri Berisha tha se "në rrafshin politik rebelimi i komunistëve në vitin 1997 u mbyll në mënyrën me dinjitoze nga qytetarët shqiptarë, të cilët bënë që ata që erdhën me dhunë të largohen me forcën e pathyeshme të votës, dhe ky ishte në dinjitetin e qytetarëve shqiptar", ndërsa theksoi se "për problemet të tjera natyrisht drejtësia vonon, por nuk harron kurrë”.
Homazhe për 2 punonjësit e SHIK-ut, u vranë në krye të detyrës në vitin '97
Besnik Hidri e Leka Qokaj kanë qënë punonjës të Shërbimit Informativ dhe më 28.02.1997 kanë rënë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, në Vlorë.
Me dekretin Nr. 4152, datë 25.02.2004 të Presidentit të Republikës, Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janë dekoruar me “Medaljen e Shqiponjës së Arte” (pas vdekjes) me motivacionin: ”Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për veprimtarinë dhe kontributin e vyer në shërbim të shtetit, deri në aktin sublim, dhënien e jetës në krye të detyrës”.
Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janë shpallur dëshmorë të Atdheut me vendim Nr. 62, datë 29.06.2006 të Komisionit të Posaçëm Qeveritar. Ceremonia do të nisë me homazhet në orën 11.00 në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë, Tiranë, të cilat do të vazhdojnë deri në orën 12.00. Më pas, arkivolet me eshtrat e dëshmorëve Besnik Hidri e Leka Qokaj do të lëvizen për në varrezat e deshmoreve, Tiranë.
Vrasja e dy ish-oficereve te SHIK-ut
Departamenti i Krimit te Organizuar ka në dorë dosjen, e cilësuar si “Vlora ‘97”. Dosja mësohet se nuk ka asnjë autor konkret, por vetëm të dyshuar, që do të kërkohen e merren në pyetje. Bëhet fjalë për vrasjen e dy punonjësve të SHIK-ut në 28 shkurt 1997 në Vlorë; nënkolonel Besnik Hidrit dhe toger Lek Qokaj dhe ekzekutimin më parë gjatë grevës së studentëve të një të riu. Në 28 shkurt të vitit 2004, ish-Presidenti, Alfred Moisiu, dekoroi dy oficerët e renë në krye të detyrës, pas sulmit të selisë së SHIK-ut në Vlorë, duke iu dorezuar: "Medalja e Arte e Shqiponjes" (pas vdekjes), familjarëve.
Oficerët e vrarë
Besnik Hidri
Lek Qoku