TIRANE, 28 shkurt 2013 – Kryesocialisti Edi Rama gjatë një konference në Selinë Rozë akuzoi Policinë e Shtetit, si kupolën më të rrezikshme të krimit të organizuar në vend.
Rama ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Zv. Drejtorit të Përgjithshëm Kuliçaj.
“Alibija e djeshme e Kuliçit famëkeq dhe e deklaratave të Burgajt hileqar janë mëshirimi i policisë së shtetit. Dorëheqja nga hetimi i dy krerëve të policisë është një mënyrë e padenjë për të fshuhur të vërtetën, atë të vërtetë që duket haptazi. Heshja e Ministrit të Brendshëm është kapaku i një historiku që duhet të vazhdojë edhe me dorëheqjen e të treve. Kjo trio është fytyra e tradhëtisë që i bëhet policisë, i rrënimit të policisë, i trurit dhe kontrabandës që e ka kalbur policinë e shtetit. S`kam asnjë iluzion që kjo tradhëti ka bekimin e kryeministrit”, deklaroi Rama.
Rama bëri me dije se PS disponon të dhëna se merren para edhe për shkarkimin e kryekomisarëve teksa theksoi se Shqipëria po përballet me një përmasë të re pasigurie.