Një shofer taksie u lidh me pranga nga policia pas një furgoni duke u tërhequr zvarrë nëpër rrugët e Afrikës së Jugut ndërsa në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur hetimet.
Mediat vendase raportojnë se shoferi i taksisë, një 27- vjeçar nga Mozambiku, akuzohej se kishte parkuar makinën e tij dyshe në jug të Johanesburgut.
Në video tregohet se si policia e lidh atë pas një furgoni, ndërsa turma ndjek gjithçka. Më vonë Mido Macia u dërgua në qeli, ku edhe vdiq.
BBC raporton se policia e Afrikës së Jugut akuzohet shpesh për brutalitet.