TIRANË, 28 shkurt 20013 – Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi më 27 shkurt 2013 të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.75 për qind.

Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare stimuluese, për sa kohë që presionet inflacioniste do të mbeten të dobëta.

Kushtet monetare stimuluese mbështesin rritjen e kërkesës agregate dhe shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese, duke krijuar premisat për respektimin e objektivit të inflacionit në afat të mesëm, tha BSH-ja në një njoftim për shtyp.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/