ZVICER, 28 shkurt 2013– Të shtënat me armë në brendësi të një fabrike në Lucerne të Zvicrës shkaktuan të paktën tre persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur, sic raportojnë mediat lokale. Disa media aludojne se autori mund te jete nje shqiptar nga Kosova me emrin, Viktor Mark Berisha, i cili po ashtu ka mbetur i vdekur ne fabriken "Kronospan", në Lucern të Zvicrës.
Por te tjera media theksojne duke cituar policine zviceriane se autori nuk eshte shqiptar, por nje zvicerian.
Autori dyshohet nje shqiptar nga Kosova.
Mediat zvicerane kane publikuar nje foto te atentatorit, i identifikuar si Viktor B, 42 vjeç i cili eshte nje shtetas zviceran, por me origjine nga Kosova.
Mediat nuk kane mundur te zbulojne me shume rreth atentatorit, i cili mbeti gjithashtu i vdekur. Zyrtarët e policisë nuk kanë dashur të komentojnë mënyrën sesi u vra ai.
Policia dhe zyrtarë të fabrikës thonë se 42-vjeçari nuk njihej si njeri që bënte probleme.
Incidenti ndodhi në zyrat e Kronospan, një prodhues i produkteve të drurit në qytetin e Menznau jashtë Luzernit.
Mediat theksojnë se Viktor (Mark) Berisha nga fshati Nec i Komunës së Gjakovës është autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së shtatë të tjerëve në fabrikën e përpunimit te drurit, "Kronospan", në Lucern të Zvicrës.
Gazetari i ExpressOnline ka vizituar familjen e autorit. Burime të gazetës thonë se Berisha nuk është vetëvrarë, por atë e kanë vrare punëtorët, pasi Viktori kishte tentuar të vriste edhe njerëz tjerë që ndodhesin në fabrikë.
Shefi i fabrikës tha se Viktori nuk ka qene i përfshirë më herët në ndonjë incident. "Ai ka qenë me ne për më shumë se dhjetë vjet, një njeri i qetë, nuk ka qenë i përfshirë më herët në asnjë incident", tha CEO i "Kronospan", Mauro Capozzo.