ROME, 27 shkurt 2013 – Këshilli i ministrave në Itali i ka hapur dritën jeshile projektit TAP. Ekzekutivi italian ka firmosur sot marrëveshjen Shqipëri-Greqi-Itali të datës 13 shkurt, që konsiston në ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).
Sipas projektit parashikohet të transportohen çdo vit 10 miliardë metër kub gaz azerbajxhanas nga San Foca në Pulia. Duke nisur nga Azerbajxhani, gazsjellësi do të përshkojë 800 km nëpër Greqinë, Shqipërinë për të mbërritur më pas në Itali.
Por duket se projekti qe miratohet pozitivisht nga qeveria italiane nuk ka marre mbështetjen e banoreve të zonës. Pika e mbërritjes u identifikua fillimisht si një zonë industriale, ndaj u zhvendos në bregdetin e San Foca, lokalitet turistik i njohur për agrumet dhe mbrojtjen e disa specieve të rralla të breshkave.
Banorët e kësaj zone krijuan organizatat kundër TAP duke theksuar se do të ndikojë në mjedis. Projekti TAP parashikohet të nisë nga puna në vitin 2017.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/