TIRANË, 27 shkurt 2013 – Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani gjatë analizës mujore të Bankës së Shqipërisë deklaroi se norma bazë e interesit do mbetet e pandryshuar.
“Norma bazë e interesit do mbetet e pandryshuar, do vazhdojë të jetë 3,75%.
Sipas Fullanit, aktiviteti ekonomik pritet të jetë i dobët edhe në vitin 2013. “Rritja e ekonomisë do të jetë e kushtshtëzuar nga tregu global”, tha ai.
Guvernatori parashikoi më tej se, “Presionet inflacioniste do të jenë të ulëta”.