TIRANE, 27 shkurt 2013- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur diskutimin për miratimin e modeleve të rezultateteve të sistemit elektronik të numërimit.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësusi i PS-së, Genc Gjonçaj ka kërkuar se përse nuk është informuar në lidhje me projektin SEN.
“KQZ-ja vazhdon të mos i përgjigjet kërkesave tona për projektin SEN”. Pse nuk na jepen dosjet? Fshihet diçka. Nga ana tjetër, materiali i auditeve ka shkuar me 3-4 javë vonesë në Ministrinë e Brendshme, ndaj ju ftoj të reflektoni. Nuk mund të shkojë një raport me kaq vonesë” tha Gjonçaj.
Por kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi sqaroi se arsyeja e mosdhënies së projektit SEN është është se nuk është lidhur ende kontrata.
Pjesë e rendit të ditës së KQZ-së janë tre projektvendime “Për miratimin e modeleve të rezultateve që do të printohen nga SEN për QV- në dhe ZAZ-në në qarkun Fier, në zgjedhjet për Kuvendin 2013”; “Për miratimin e modelit të vendimit të KZAZ-ve, të qarkut Fier, për vlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara nga SEN për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013” dhe “Për unifikimin e praktikës së vlerësimit të fletëve të votimit nga personat e ngarkuar nga Kodi Zgjedhor, për numërimin dhe vlerësimin e votave”.





