TIRANE, 27 shkurt 2013– Kryeministri Sali Berisha njoftoi vendimin për monitorimin online të industrisë së bixhozit.
Sipas tij ky është një element shumë i rëndësishëm dhe se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëjnë këtë kontroll.
“Mëkati e ka shoqëruar njeriun që nga lindja e tij fillestare, rënia e tij për mollën e ndaluar, etj me radhë.
Duket se të paktën edhe për këtë shekull do të jetë”, u shpreh Berisha.
Qeveria miraton planin e ri të frekuencave i cili hap rrugë përdorimit të teknologjisë më të avancuar 4 G.
Kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e qeverisë se miratimi i këtij plani mundëson që qytetari të marrë informacion me anë të celularit të tij me internet super të shpejtë.





