TIRANE, 26 shkurt 2013– Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fyle ka ripërsëritur rëndësinë e përgatitjes dhe mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit.

Në një takim me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në Bruksel, komisioneri Fule ka theksuar se zgjedhjet janë një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

“Eshtë thelbësore që liderat politikë të luajnë rolin e tyre që të bëjnë të mundur që zgjedhjet të jenë në linjë me standarded ndërkombëtare, për të përmirësuar besueshmërinë dhe standing e institucioneve demokratike dhe të forcojnë llogaridhënien e politikanëve përballë shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja më e lartë e mundshme e votuesve dhe kthimi në agjendën evropiane shumë shpejt pas zgjedhjeve,” theksoi Komisioneri Fyle.

Komisioneri Fyle gjithashtu shtoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në axhendën e saj evropiane.

“Periudha aktuale e fushatës parazgjedhore nuk përbën justifikim për të ulur ritmin e punës për reformat  që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian dhe si qeveria ashtu edhe opozita duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për ta sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian”  shtoi Fyle