TIRANË, 25 shkurt 2013 –Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka propozuar Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e datës 28 shkurt,  të miratojë delegimin tek 11 njësitë bashkiake  të kompetencave që lidhen me kontrollin e territorit të tregjeve, me sigurinë  etj.

Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, njësitë vendore do të ushtrojnë  pjesërisht funksionet e sigurimit, të rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit përkatës, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit,  funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik.

Për të kryer këto funksione, njësive bashkiake u delegohen 50 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Vendor si dhe një fond financiar prej 32 milionë lekësh, për shpenzimet operative.

Ne besojmë fuqimisht se kur kompetencat janë më pranë qytetarit, edhe shërbimi është më i mirë. Për këtë arsye, ne kemi vullnetin e plotë, për të vijuar edhe më tej me delegimin e kompetencave tek njësitë bashkiake. 32 mdion leke per shpenzim e operative