TIRANE, 24 shkurt 2013– Partia Demokratike vazhdon të akuzojë socialistët për programin politik. Zëdhënësja e demokratëve Laura Vorpsi deklaroi se Rama po ofendon shqiptarët duke u thënë se po jetojmë në një Shqipëri të gënjeshtërt. “Kjo deklaratë nuk vjen nga spitale psikiatrike, ky ofendim nuk ju bëhet shqiptarëve nga ultra nacionalistë serb apo nazist grek dhe as nga partitë shqiptare të ekstremit të majtë apo fantazmat e dala nga varri i Enver Hoxhës dhe Spiro Kolekës por kjo deklaratë u bë dje nga Edi Rama në konventën e themelimit të “Partisë se re Rama” partisë së një grushti neobllokmenesh,   99-tshas e Mjaftucëve të Edi Ramës tek parqiste atë që mediat e quajtën sot: Programi i Nastradinit”, deklaroi Laura Vorpsi.

Partia Demokratike i rikujton  z.Rama se: Shqiptarët sot jetojnë në Shqipërinë anëtare të NATOS dhe Shqipëria e tyre është aq e vërtetë sa c’ është e vërtetë Aleanca më e fuqishme e lirisë së të gjithë kohërave.

“Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në paranojën tuaj politike. Shqiptarët sot jetojnë në një Shqipëri me halle por jetojnë në një Shqipëri ku qytetarët e së cilës lëvizin të Lirë në mbarë Europën, arritje Historike kjo, për të cilën Edi Rama bëri gjithçka që të ua mohonte atyre. Kështu që për cdo Shqiptarë, Shqipëria pa viza është Shqipëria e vërtetë kurse Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në psikologjinë e Sëmurë të njeriut që jeton në një botë tjetër halucinante, larg botës reale.  “Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në mëndjen e atyre  që tmerrohen nga pasuritë e tyre, që marrin në pajë pallate dhe nuk nxjerrin dot një faturë të vetme, që deklarojnë cmime trojesh për rezidencat e tyre verore 30-50 herë më të ulta se cmimet e vërteta, që ndërtojne vila me paratë e vjedhura Mjaftit dhe për të zhdukur gjurmë, vjedhin kampjuterin e financave të Mjaft-it.!”, u shpreh Vorpsi.

Demokratët thonë se shqiptarët jetojnë të lirë ndërsa ata jetojnë në makthe në terror nga frika e pasurisë së tyre, 23 Qershori po vjen, Shqiptarët do të ju japin atyre  leksionin që ju dhane 21 vjet më parë etërve të tyre mizorë.