PRRENJAS, 24 shkurt 2013– Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një protestë mes qindra mbështetësve në qytetin e Prrenjasit duke kërkuar largimin e kryeministrit Sali Berisha përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 23 Qershorit. 

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka komentuar se “Kjo qeveri e bixhozxhinjve dhe lojtarëve të kazinove nuk mund të sjell zhvillim dhe mirqënie për qytetarët e saj.

Në qeverinë e shtetasit Berisha ka ministra të cilët humbasin 50 mijë euro në natë në kazinotë e Tiranës por dhe në fundjavat e tyre në vendet fqinje.

Sali Berisha nuk mund t’i sjellë mirëqënie Prrenjasit sepse ai i mbylli minierat duke rrënuar pasurinë kombëtare të qytetarëve të Prrenjasit dhe mbarë shqiptarëve në të gjithë vendin” deklaroi Spahiu. 

Duke u ndaluar më tej të zhvillimet e fundit politike në vend, Spahiu foli për rikthimin në skenën politike të Eduard Selamit, njërit prej eksponenteve të parë të Partisë Demokratike. 

“Eduard Selami ka një eksperiencë të mirë në lavazhet e Amerikës, prandaj ai u kthye në Shqipërisë përkrah Sali Berishës, i cili e caktoi atë përgjegjës për qytetin e Prrenjasit.

Por Prrenjasi do ti thotë jo lavazhierit të Sali Berishës dhe cdo lojtari të bixhozit dhe kazinove që kërkon votën e shqiptarëve më 23 Qershor” deklaroi Spahiu.