TIRANE, 24 shkurt 2013– Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht ish kryebashkiak i Tiranës ka shfrytëzuar rrjetin social për të kritikuar punën e pasuesit të tij Lulzim Basha.
Edi Rama në profilin e Twitter shkruan “per riparimet e rrugeve ne TR rikthim te metoda e viteve ’90! Peshty asfalt mbi asfalt deri ne shiun e radhes…TURP”.
Paralelisht me këtë tekst ai ka postuar edhe fotografinë të cilën e shikoni bashkëngjitur.