ITALI, 24 shkurt 2013– Papa Benedikti XVI do të mbajë të dielën lutjen përfundimtare Angelus nga dritarja e apartamentit të tij, me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.
Në lutje pritet të marrë pjesë një masë e madhe njerëzish.
Papa 85-vjeçar do të japë dorëheqjen më 28 shkurt, për sic ka thënë për arsye shëndetësore.
Ndërkohë, mediat italiane janë mbushur plot me spekulime se Benedikti dha dorëheqje për shkak të skandaleve të ndryshme në Vatikan.
Papa do të mbajë një takim përfundimtar me kardinalët në mëngjesin e 28 shkurtit dhe dorëheqja e tij – e para nga një papë në afro 600 vjet – do të hyjë në fuqi në oën 20:00.
Vatikani ka thënë se shpreson që një papë i ri do të caktohet para se Kisha Katolike të fillojë me ditët festive të Pashkëve.