GREQI, 24 shkurt 2013- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta është takuar sot me 500 emigrantë në Larissa e Volos të Greqisë, ndërsa është shprehur i hapur për të dëgjuar shqetësimet që kanë emigrantët shqiptarë.
“Kemi punuar gjithnjë për zgjidhjen e problemeve tuaja, emigrantët meritojnë më shumë vëmendje”, tha ai.
Duke e vlerësuar kontributin e tyre për Shqipërinë, të jashtëzakonshëm, Meta premtoi se “LSI ofron një paketë paketë iniciativash për emigrantët e kthyer”.
Meta shtoi se, “energjitë duhet të përqendrohen tek zhvillimi ekonomik”
Kreu i LSI-së premtoi ndër të tjera se “LSI do të ndihmojë emigrantët të hapin biznese në Shqipëri”.