TIRANË, 23 shkurt 2013- Aleanca Kuq e Zi i ka bërë sot apel gjithë spektrit politik në vend, për ndryshime në Kushtetutë, me qëllim ndërtimin e një shteti juridik. 

Propozimet për partitë politike shqiptare u bënë të ditura gjatë aktivit të Aleancës Kuq e Zi me njësinë 2 të kryeqytetit në të cilën kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu kërkoi vendosjen e standardeve amerikane në qeverisje si dhe eliminimin e asaj të cilën kuqezinjtë e qujnë “parti shtet’. 

"Pas 23 vitesh kjo elitë mafioze politikanësh ka dështuar sepse nuk ka asnjë vend në botë që tranzicioni të zgjasë cerek shekulli. Kjo klasë politike ka dështuar sepse ende kopjon sitemin e qeverisjes parti-shtet. Ne jemi populli më pro amerikan në Europë por ne kemi qeverisjen më anti-amerikane në continent, sepse në mënyrë kategorike kundërshtojnë cdo standard amerikan. Qeveritë socialiste dhe demokrate në këto 23 vite kanë refuzuar cdo parim të ndërjes së pushtetit. Asnjë nuk vepron dhe mendon si demokracia amerikane sepse duan cdo pushtet për vehte. Në SHBA parlamenti është i ndarë nga qeveria dhe kreu i qeverisë nuk është as kryetar partie dhe as antarë i kongresit apo senatit. Ata mashtrojnë nga mëngjesi në darkë diplomacinë amerikane por veprojnë si diplomacia dhe politika ruse. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi ka mision të sjell në Shqipëri një moral dhe parime të tjera dhe I propozon partive politike të dështuara në këto 23 vite që pas një agonie cerek shekulli të pranojnë një kopromis historik në Kyvendin e ri të Shqipërisë” theksoi Spahiu. 

 

Propozimi i AK: 
1. Kuvendi si pushteti legjislativë të jetë i ndarë nga qeveria (ekzekutivi) dhe të kontrollojë atë dhe jo të ndodh e kundërta që qeveria të kontrolloj parlamentin. 

2. Asnjë deputet të mos jetë ministër dhe pjesë e qeverisë. 

3. Kryeministri të mos jetë pjesë e parlamentit dhe kryetar partie që të mos kontrolloj partia politikisht si qeverinë ashtu dhe kuvendin. 

4. Deputetët, ministrat dhe kandidati për kryeministër të mos kenë qënë në këto funksione më shumë se dy herë. 

5. Deputetët, ministrat dhe Kryeministri të mos mandatohen nëse kanë hequr dorë nga kombësia dhe shtetësia shqiptarë për të marr një të huaj.