PRISHTINE, 22 shkurt 2013– Indeksi i varfërisë përfshin papunësinë dhe inflacionin e një vendi, për të vlerësuar kushtet në terren.
Ueb-faqja amerikane për biznes dhe teknologji 'Business Insider' ka analizuar 197 vende dhe territore – nga Afganistani në Zimbabve – për të hartuar Indeksin e Mjerimit për vitin 2013.
Shënim: Rezultatet bazohen në të dhënat nga CIA World Factbook, e cila llogarit shifrat e vendeve dhe territoreve që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit.
CIA World Factbook për herë të fundit është përditësuar më 11 shkurt, 2013.
Në këtë renditje Kosova renditet e nënta me indeksi të varfërisë 53.6, inflacion 8.3% dhe papunësia 45.3%. Në raport thuhet që papunësia e shfrenuar në Kosovë mbetet problem i madh