TIRANE, 22 shkurt 2013– Në ministrinë e Drejtësisë inaugurohet sot projekti i Regjistrit Dixhital Noterial, e-Noteria, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Sali Berisha.
Sistemi i Regjistrit Noterial Shqiptar është një financim i buxhetit të shtetit me vlerë 34,238,904 lekë, me anë të të cilit do të bëhet i mundur regjistrimi i akteve dhe veprimeve noteriale në një sistem qendror dhe kombëtar.
RNSH do të jetë online 24 orë dhe në çdo moment mund të kryen veprime dhe të shikohen të dhëna.
Sistemi është në formën e arkivës dixhitale, ku secili aktor pjesëmarrës do të ketë të drejta dhe nivelin e sigurisë përkatëse.
Përdoruesit e RNSH janë: Noterët; Dhoma e Noterisë; Ministria e Drejtësisë; Institucione të tjerë si inspektorate apo investiguese, Institucionet tatimore; etj.