TIRANE, 22 shkurt 2013- Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle mbërriti dje në Tiranë, ndërsa paraditen e sotme nisi takimet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Ministri Westerwelle pritet të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh sot. Dita nisi me takimin mes tij dhe homologut shqiptar, Edmond Panariti, ku do të diksutohet për marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për një sërë projektesh të përbashkëta. 

Vizita e tij në Tiranë do të vijojë me takimet me kreun e shtetit Bujar Nishani, kryeminstrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama. Vizita e Westerwelle, vjen pas nje shtyrje të asaj të planifikuar më 14 shkurt, për shkak të një fatkeqësie familjare. 

NISI TAKIMI I MINISTRIT TE JASHTEM GJERMAN ME PANARITIN 
 

Ora 9:14 Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle u prit paraditen e sotme në ambientet e ministrisë së Jashtme, ku u prit nga kreu i këtij institucioni Edmond Panariti. 

Pas takimit pritet që dy homologët të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi për mediat. 

 

AXHENDA: 
Ora 09:40 – 10.00 Konferencë e Përbashkët për Shtyp Westerwelle-Panariti në MPJ 

Ora 10:10– 10.55 Takim me presidentin e Republikës Bujar Nishani 

Ora 11.00– 11:45 Takim me Sali Berishën, Kryeministër i Republikës 

Ora 12:00– 12:30 Takim me  Edi Ramën, Kryetar i Partisë Socialiste 

Ora 13:00 Largimi nga Shqipëria