TIRANE, 21 shkurt 2013– Në datën 22 dhe 23 shkurt, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, njofton mbajtjen e një konference online, ku në fokus do të jetë Programi i socialistëve për një “Rilindje Kombëtare”.

“Mund ta ndiqni live nesër pasdite e pasnesër paradite dhe të dielën 12.00, do u përgjigjem në TW e FB gjithë pyetjeve tuaja:-). 22-23 shkurt dy ditë intensive drejt fitores.

Mbajmë Konferencën Kombëtare të Programit për një Rilindje Shqiptare”, njofton më tej Rama.