BRUKSEL, 21 shkurt 2013– Kryesocialisti Rama ka takuar sot në Bruksel, Komisionarin për Zgjerimin, Stefan Fule, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme e retorikat nacionaliste. 

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Rama, i cili në faqen e tij në rrjetin social Twitter shkruan: “Me Komisionerin Fule sapo mbaruam një bisedë shumë të vlefshme për lirinë e zgjedhjeve dhe retorikën nacionaliste”. 

Ai shkruan më tej se, “Përditë rritet vëmendja ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të qershorit dhe forcohet bindja se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë”. 

Rama thekson në Twitter se “Ne jemi të vendosur të garantojmë votën e lirë dhe të udhëheqim vendin drejt BE duke lënë pas fantazmat e manipulimit e të nacionalizmit”.