TIRANË, 21 shkurt 2013- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës me ratifikimin e ndryshimeve të Konventës "Për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore".
Axhenda e sotme parlamentare parashikon dhe ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR),për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes"; si dhe aderimin e Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së themelimit të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB).
Seanca e sotme përfshin dhe zhvillimin e dy interpelancave me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe, për: falimentimin e sektorit elektroenergjetik dhe privatizimin e Albpetrol.