TIRANE, 19 shkurt 2013 – Partia Demokratike, sërisht i është drejtuar kreut të PS, Edi Rama, që të bëjë publike origjinën e parave të tij për blerjen e tokës, ndërtimin e shtëpisë së re dhe atë të kredisë pa interes të marrë nga bashkëshortja e tij.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka ripërsëritur kërkesën për transparencë të faturave të blerjes së tokës, pasi sipas PD, çmimi qesharak i 2 eurove për metër katror nuk ekziston, ndërkohë që të tjerët e blejnë atë për më shumë se 60 USD.
Selia blu kërkoi që të zbardhet me dokumenta zyrtare origjina e 100 milionë lekëve kredi pa interes dhënë bashkëshortes së tij, së bashku me dy leje ndërtimi dhënë asaj, në konflikt të hapur me ligjin.