TIRANE, 19 shkurt 2013- “Menaxhimi i burimeve natyrore mund të jetë më i efektshëm ku komunitetet janë të përfshira”.
I këtij mendimi është ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i cili ishte pjesë e një tryeze me temë “përgjegjshmëria sociale e korporatave në industrinë nxjerrëse”.
Në vlerësimin e ambasadorit zbatimi i përgjegjshmërisë sociale është një koncept që duhet të merret parasysh nga korporatat dhe shkon përtej detyrimeve ligjore.