TIRANE, 19 shkurt 2013- Më shumë investime dhe më tepër kushte për minatorët.

Ky ka qenë premtimi i investitorit të ri në 65-vjetorin e hapjes së minierës së Bulqizës.

Përfaqësuesi i “Balfin Group” Luan Salia deklaroi se miniera po merret në një gjendje të keqe por premtoi se brenda pak kohëve do të ketë investime që arrijnë në dhjetëra miliona euro.

Minatorët e Bulqizës nga ana tjetër shprehin besim se drejtuesit e rinj këtë radhë shqiptarë do të punojnë më shumë në përmirësimin e kushteve në minierë.

“Balfin Group” merr në dorëzim minierën e Bulqizës pas austriakëve të cilët nuk arritën që të realizonin investimet e kërkuara.