BEOGRAD, 18 shkurt 2013 – Gjenerali serbo-boshnjak, Milan Gvero, i dënuar për krime lufte nga TPIY për rolin e tij në luftën ndërkomunitare në Bosnje-Hercegovinë (1992-95), krahu i djathtë i Ratko Mladiç, shef i ushtrisë serbo-boshnjake, vdiq në një spital të Beogradit në moshën 75 vjeç.
Gvero u dënua në vitin 2010 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY) me pesë vite burg për krime kundër njerëzimit, veçanërisht për rolin në masakrën e Srebrenicës, në muajin korrik 1995 kur forcat serbe vranë rreth 8 000 myslimanë boshnjakë.
"Gjenarali Gvero vdiq dje pas një operacioni në këmbë në spitalin ushtarak të Beogradit'', deklaroi avokati i tij, Dragan Krgovic për agjencinë zyrtare të lajmeve TANJUG.
Një burim spitalor e konfirmoi këtë informacion. Gvero ishte krahu i djathtë i Ratko Mladiç, gjykuar aktualisht para TPIY për gjenocid dhe krime lufte.