SHKUP– Maqedonia nëpërmjet prostitutave të Manastirit po tenton t'i rregullojë marëdhëniet ndërfqinjësore me Greqinë. Me këtë titull fillon raportimin televizioni proqeveritar Sitel nga Shkupi.
Ata njoftojnë se prostitucioni në këtë qytet jugor të Maqedonisë është duke lulëzuar.
"Rruga Falanga Maqedonase është shndërruar në rrugë të fanarëve të kuq, me prostitucionin rrugorë që ndodh jo larg kufirit me Greqinë".
Në këtë rrugë edhe ditën edhe natën gjenden vajza të moshës 20 vjeçare e bile edhe më të reja që ofrojnë trupin dhe shërbimet e tyre për shumë prej 30 euro, njofton Tv Sitel.
Klientët më të rregull janë grekët, ku edhe vet prostitutat thonë se jetojnë nga shërbimet e tyre. Vajzat janë të veshura në mënyrë provokative dhe nuk është vështirë të dallohen nga personat e interesuar.